Nga Owen Jones, The Guardian
Si mund të ishte më e favorshme situata elektorale për demokratët në SHBA?
Një e katërta e një milion amerikanëve kanë vdekur për shkak të menaxhimit të një pandemie nga presidenti në detyrë, dhe të paktën 6 milion vuajnë pasojat e varfërisë.
Kriza e koronavirusit është kulmi një presidence të përcaktuar nga qindra skandale, shumë prej të cilave vetëm, në rrethana normale, mund të kishin shkatërruar karrierën politike të cilitdo që do të ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Pavarësisht se ka mbështetjen të pothuajse gjithë shtypit amerikan, fitorja e Joe Biden duket se është shumë më e ngushtë nga sa parashikohej. Gjatë zgjedhjeve demokratike, mbështetësit e Biden argumentuan se sfiduesi i tij socialist Bernie Sanders do të fitonte në Florida, dhe megjithatë Donald Trump ka triumfuar atje.
Ata argumentuan se rivali i tij do të rrezikonte senatin dhe garat e votave të pakta , megjithatë republikanët mund të kenë në dorë kontrollin e senatit dhe demokratët po kërkojnë më ngulm vendet në Dhomën e Përfaqësuesve.
Edhe nëse nuk do të ishte situata e koronavirusit, Trump do të kishte gjetur padyshim një ngjarje tjetër për të “çmontuar” një demokraci tashmë të metë të SHBA-së për një brez apo edhe më tepër.
Tani bota do të duhet të paguajë koston për vetë-shkaktimin e plagëve të institucionit Demokratik. Trump mund të mposhtet; Trumpizmi do të jetojë edhe më tej, transmeton abcnews.al
Ndërsa vëmendja tani duhet të përqendrohet në përpjekjet e Trump dhe aleatëve të tij për të vjedhur zgjedhjet, struktura demokratike duhet gjithashtu të kuptojë pse ndodhi kjo farsë që mund të shmangej lehtësisht.
Kur Trump fitoi zgjedhjet 4 vite më parë, shumë demokratë ngushëlluan veten duke thënë se ata nuk ishin asgjë për të thënë: ata ndiheshin të mashtruar, Rusia ishte fajtore, dhe Hillary Clinton gjithashtu.
Në këto zgjidhje, Biden do të shihte lavdinë e reflektuar të Barak Obamës, do ta paraqiste veten si “i rritur” dhe do të përqendrohej në shfletimin e votuesve të mëparshëm të Trump vetëm për shkak të kompetencës.
Jo vetëm që Trump fitoi më shumë vota se në vitin 2016, por 93% e republikanëve kanë votuar këtë herë. Kandidatura e Biden, tregoi se shumica e amerikanëve favorizonin një plan të kujdesit shëndetësor të drejtuar nga qeveria.
Demokratët kanë marrë si të mirëqenë amerikano- latinët dhe ata me ngjyrë, gjë të cilën Trump e shfrytëzoi me shkathtësi, duke fituar mbështetjen midis të dy grupeve. Por rrënjët e këtij dështimi kanë nisur dekada më përpara. Demokracia ka refuzuar prej kohësh të përqafojë edhe parimet themelore të demokracisë sociale.
Pasojat politike të këtij dështimi kanë qenë shkatërruese. Në vitet 1960, presidenti demokrat Lyndon B Johnson ndërmori një seri programesh për të luftuar varfërinë. Ndërsa barra e taksave në familjet mesatare u dyfishua midis mesit të viteve 1950 dhe 1980, taksat për korporatat u zvogëluan radhazi .
Kjo shkaktoi një konflikt midis amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë – e cila detyroi qeverinë federale të prezantonte të drejtat themelore civile. Kur Ronald Reagan kritikoi “welfare queens”( është një term nënçmues i përdorur në Shtetet e Bashkuara për t’iu referuar grave që dyshohet se keqpërdorin ose mbledhin para t përmes mashtrimit ose manipulimit.) shumë punëtorë të jakave blu kuptuan se nënat beqare me ngjyrë ishin në shënjestër.
Trumpizmi ka shfrytëzuar racizmin, dhe zemërimin për sa i përket ankesave në ekonomi, duke bashkuar me sukses të dy forcat së bashku. Pas përplasjes financiare, fushata presidenciale e Obamës u duk se ofroi një shkëputje nga dështimet e administratave të njëpasnjëshme republikane dhe demokratike.
Por ndërsa ai shpëtoi bankat, pagat për miliona amerikanë u pezulluan ose pësuan rënie. Ndërsa pjesa e të ardhurave kombëtare që u përkasin amerikanëve të mesëm ra nga 62% në 43% midis 1970 dhe 2018 , numri i miliarderëve është rritur: nga 66 në 1990 me një pasuri prej 240 miliardë dollarë, në 614 sot, me një pasuri totale prej gati 3 trilion dollarë.
Amerika tani është një shoqëri në të cilën një në çdo 11 të rritur me ngjyrë është në burg, – padrejtësitë racore që Black Lives Matter ka nënvizuar vazhdimisht.
Demokracia duket se ka dështuar politikisht dhe nuk është në gjendje të përballojë këto sfida. Partia humbi kundër Trump në 2016. Ne të gjithë do të vuajmë pasojat e këtij dështimi .
Edhe pse Biden u angazhua për nënshtrimin e marrëveshjes së klimës në Paris, dështimi për të fituar Senatin do të bllokojë një marrëveshje të re të gjelbër që është mjaft e nevojshme për të trajtuar kërcënimin ekzistencial të emergjencës së klimës.
Bota nuk mund të përballojë katër vite të tjera pa ndërhyrë. Me presidencën e mundshme të Biden e cila mbahet peng nga Senati dhe gjykatën supreme potencialisht armiqësore, republikanët do të jenë në gjendje të kontrollojnë më tej sistemin demokratik.
Kjo nuk do të thotë se nuk ka shpresë. E ashtuquajtura Skuadra e Demokratëve të Kongresit – anëtarja më e famshme e të cilës është Alexandria Ocasio-Cortez – është dyfishuar në numër, duke përfshirë zgjedhjen e ish-infermieres Cori Bush në Misuri dhe kongresmenit të parë me ngjyrë Mondaire Jones, në New York.
Struktura e vjetër demokratike nuk ka arritur të japë goditjen përfundimtare Trumpizmit.
Kjo gjë i takon brezit të ri të liderëve progresivë – kryesisht njerëz të klasës punëtore me ngjyrë që t’i japin zgjidhje çeshtjes, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për të gjithë ne. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al