Bujar Pregja është “prurja” e re në emisionin “Pressing” në ABC News. Ish-gjyqtari, tashmë pjesë e Sektorit të Gjykimit në FSHF, foli në lidhje me rastet e diskutueshme që u hasën në javën e parë të Kategorisë Superiore.
NDESHJA NË KORÇË – “Edhe arbitrat ndoshta nuk kanë nivelin e duhur, të jenë në maksimum. Kjo sikurse edhe ekipet. Sula (Starova) tha që e sakatuan, por nuk duhet të jemi kaq të ashpër. Edhe gabimet e arbitrave janë pjesë e lojës.
Kemi rastin kur Najdovksi godet me kokë dhe një tjetër kërcen, duke penguar portierin. Duhej dhënë pozicion jashtë loje. Asistenti e ka të vështirë. Duhet rakordim me arbitrin kryesor. Për pozicionin jashtë loje vendos arbitri kryesor dhe ai anësor.
Vetëm nga bashkëpunimi i tyre mund të anulohet goli. Rasti është i vështirë. Asistenti e ka të vështirë të përcaktojë pozicionin e lojës. Ai nuk e sheh nëse është në rreze”.
RASTI I PENALLTISË NË DURRËS – “Ndoshta pozicioni i arbitrit ka bërë që të mos jepet. Pengimi duket, Bicaj e pengon. Ndoshta prej faktit që Bregu simulon ka vendosur ashtu. Mos më keqkuptoni, nuk thashë që është simulim. Është faull. Nuk thashë që nuk është penallti”, tha Pregja mes të tjerash.
PENALLTIA E PARTIZANIT – “Mendoj se ka një pengim në këmbën e majtë nga mbrojtësi i Partizanit. Penalltinë e ka dhënë asistenti. Bashkëpunimi nuk ka qenë i duhuri, pasi janë vonuar në dhënien e vendimit. Mendoj se është penallti”.
POZICIONET JASHTË LOJE – “Arbitri ka gabuar në Shkodër, në ndeshjen Vllaznia-Apolonia. Shikohen qartë, topi është në brendësi në rastin e parë. Edhe në rastin tjetër është i njëjti asistent, nuk duhet ta kishte dhënë. Kanë qenë në harkun e 3-4 minutave”./ abcnews.al