Kryemadhi: Lotët e një nëne që kërkon fëmijët më të shtrenjta se gjobat e Ramës

schedule19:33 - 5 Nëntor, 2020

schedule 19:33 - 5 Nëntor, 2020

Kryetarja e LSI, Monika  Kryemadhi  ka zhvilluar një takim me Këshillin Drejtues të Durrësit. Kryemadhi theksoi se duhet tu rikthehet besimi njerëzve.

Sipas saj lotët e një nëne që kërkon ti kthehen fëmijët janë më të rëndësishme se gjobat e kryeministrit Edi Rama.

“Sot lotët e një nëne që kërkon ti kthehen fëmijët e saj shumë të shtrenjta se gjobat e gjobaxhiut Edi Rama. Lotët e  një burri që dje në Kombinat nuk munde të ushqente fëmijët e tij mendoj se janë shumë më të rëndësishme dhe me vlerë se çdo fjalë tjetër e jona.

Unë kërkoj që ne duhet tu kthejmë besimin njerëzve. Deri sot kanë votuar flamujt politkë. Unë mendoj se duke votuar LSI dhe këtë grup të rinjsh dhe të rejash do të votojnë besimin dhe të ardhmen. Jam jo vetëm optimiste, por edhe me një energji pozitive në Durrës, që jo vetëm të tjetërson mentalitetin, por edhe forcën dhe kurajën”, u shpreh Kryemadhi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!