Nga Leontina Nikaj
Pedagogu dhe piktori i njohur Gazmend Leka në një intervistë për abc news, pranon se mësimi online për pikturën është i pamundur. Ai thotë se ka gjetur një zgjidhje, duke kombinuar bisedat e gjata me studentet ne telefon , kombinuar me takimet individuale me studentët.
Piktori dhe pedagogu Gazmend Leka , ka qenë kundër mësimit online që në mars. Asokohe ai e refuzoi, por gjeti një zgjidhje me efikase Ai ka qenë i hapur për të komunikuar me studentët pa limit.
“Jam i hapur të bisedoj me studentet nga ora 8 deri në 24.00 Vështirësia qëndron tek studentët e vitit të parë, me të cilët edhe nuk njihemi, por unë do gjej forma takimi ne mënyrë individuale me to Studentët do të pikturojnë natyra të qeta, portrete dhe kompozime, por orët e nudos , jo , se nuk kane model”, shprehet ai.
Vështirësia për pedagogun qëndron te studentët e vitit të parë, të cilët as nuk njihen me njëri tjetrin, por edhe kësaj here, ai thotë se do u qëndrojë pranë atyre.
Deri me 2 dhjetor , sipas vendimit zyrtar të Ministrisë së Arsimit auditorët do jenë të mbyllur./mv.abcnews.al