Frikë nga karantina, klubi nuk lejon Rashicën t’i bashkohet Kosovës

schedule09:37 - 5 Nëntor, 2020

schedule 09:37 - 5 Nëntor, 2020

Javën e ardhshme nisin grumbullimet e kombëtareve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Vazhdon të jetë problem bashkimi i lojtarëve me kombëtaret, për shkak se klubet nuk duan të rrezikojnë për një infektim të mundshëm apo karantinë të detyruar.

Milot Rashica duket se është një prej viktimave të këtij fenomeni. “Kicker” raporton Werder Bremen ka vendosur të mos lejojë asnjë lojtar të bashkohet me kombëtaret përkatëse.

 

Autoritetet në Bremen detyrojnë karantinim në kthim dhe lojtarët do duhej të humbnin ndeshje në Bundesliga me klubin, në rast se grumbullohen me kombëtaret. Kështu, Kosova sërish do bëjë pa një prej yjeve të skuadrës, që mungon që nga barazimi me Moldavinë më 3 shtator, ku edhe pësoi një dëmtim.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, ky veprim i Werder Bremen nuk thyen rregullat e FIFA-s sepse protokolli parashikon se klubi mund ta ndalojë lojtarin të bashkohet nëse duhet detyrimisht të karantinohet të paktën pesë ditë. Rashica mungon për vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Sllovenisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!