Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e të sëmurëve me Covid në vendin tonë.
Ish deputetja e PD-së Grida Duma përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e raportuar këtë të mërkurë nga ABC ku një pacient i infektuar me Covid priste në dyert e spitalit Shefqet Ndroqi.
LEXO EDHE: “Prej ditësh kurohet në shtëpi”, burri shtrihet te porta e “Shefqet Ndroqit”: Kam Covid-19
Duma përmes një video të publikuar në profilin e saj thekson se kryeministri dhe qeveria nuk kanë interes për shëndetin e shqiptarëve.
Ndër të tjera ajo thekson se shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon e lë jashtë.
Postimi i plotë:
I panginjur me pushtet, i pangopur në korrupsion, shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë.
Nuk ka asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve, ka sy, veshë e duar për vjedhjet me PPP në shëndetësi e në inceneratorë.
Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon e lë jashtë.
Mos kini asnjë iluzion se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.
Merrni fatin tuaj në duar, për veten, fëmijët dhe familjen.
Mos i besoni më asnjë fjalë!
Denonco, shpërndaje këtë video./abcnews.al