Kandidati për president nga partia Demokratike, Joe Biden ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Amerikë.
Përmes një postimi në Twitter, Biden i është përgjigjur kundërshtarit të tij Donald Trump i cili më parë theksoi se po vidheshin votat.
Biden theksoi se nuk është Trump ai që vendos për fitoren por është populli.
“Ne jemi duke vendosur mbrojtje për zgjedhjet. Donald Trump nuk vendos për rezultatin zgjedhor. Rezultatin final të zgjedhjeve në SHBA e vendos vetëm populli amerikan”, shkruan Biden
To make sure every vote is counted, we’re setting up the largest election protection effort ever assembled. Because Donald Trump doesn’t get to decide the outcome of this election — the American people do.
Chip in to power the new Biden Fight Fund: https://t.co/1hCoKB0QfP
— Joe Biden (@JoeBiden) November 4, 2020
Ndërkohë në SHBA ende nuk kemi një fitues të zgjedhjeve, pasi numërimi i votave vijon, po ashtu edhe debati dhe replikat mes dy kandidatëve.
Sipas “Washington Post”, Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Ëisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi./abcnews.al