Hije trukimesh në kampionatin dardan, nën hetim Trepça ’89-Prishtina

schedule11:38 - 4 Nëntor, 2020

schedule 11:38 - 4 Nëntor, 2020

Trukimet janë armiku i madh i futbollit dhe ndër vite është luftuar ndaj këtij fenomeni. Në Kosovë sezonin shkuar pati disa ndeshje, ku rezultatet përfundimtare ishin mjaft të dyshimta.

Në disa ndeshje protagoniste ishte Trepça ’89, që në fund shpëtoi prej rënies nga kategoria. Prokuroria ndërkohë raportohet se po heton dhe po tenton të mbledhë informacione për disa ndeshje të sezonit të shkuar.

Prokurori Besim Kelmendi, i cili është Kryetar i Këshillit Kombëtare për Parandalimin e Dhunës së Sport, ka bërë me dije se po hetohet për një ndeshje të sezonit të shkuar. Bëhet fjalë për përballjen Trepça ’89-Prishtina, që u fitua me përmbysje nga skuadra vendase.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës po verifikon informatat dhe dyshimet në lidhje me ndeshjen Trepça ’89 – Prishtina”, është shprehur Kelmendi për “Indeksionline”. Mbetet të shihet se si do të shkojnë hetimet. Gjetja e provave mund të sjellë dënime të rënda për klubet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!