Meghan Markle është bërë personi i parë në Familjen Mbretërore që votoi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Dukesha e Sussex ka lindur në Amerikë dhe mund ta bëjë zërin të dëgjohet përmes votës së saj. Duke qenë se Princ Harry është britanik ai nuk ka të drejtë vote.
Në fakt, ai iu kujtoi njerëzve se nuk ka votuar asnjëherë. Si anëtar i Familjes Mbretërore, ai tha se ka për qëllim të qëndrojë larg çështjeve politike. “Shumë prej jush mund të mos e dinë se unë nuk kam votuar në Mbretërinë e Bashkuar gjate gjithë jetës time,” tha ai.
Markle u ka kërkuar njerëzve që të votojnë në çdo paraqitje publike që ka bërë së fundmi. Meghan u shpreh: “Çdo katër vjet, thonë: Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sonë. Por kjo është. Kur votojmë, vlerat tona vihen në veprim dhe zërat tanë dëgjohen.”
Edhe pse Wallis Simpson, Dukesha e Windsor, ishte gjithashtu amerikane dhe e martuar në familjen mbretërore kur u martua me ish-mbretin britanik Edward VIII, nuk dihet nëse ajo votoi në zgjedhjet presidenciale. /abcnews.al