Ditën e sotme një aksident është regjistruar pranë fshatit Tapizë.
Dy automjete janë përplasur, pasojë e së cilës njëri nga drejtuesit është plagosur lehtë.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se njëra nga automjetet ka goditur mjetin tjetër nga pas.
Ndërkohë policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të normalizuar trafikun.
Pritet që ekspertët të përcaktojnë shkaqet e këtij aksidenti, fatmirësisht pa pasoja të rënda./abcnews.al/