Ish-bashkëshortja e Fisnik Sylës reagoi publikisht, Fjolla Morina iu përgjigjet kritikave

schedule08:48 - 4 Nëntor, 2020

schedule 08:48 - 4 Nëntor, 2020

Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi u arrestua për armëmbajtje pa leje si dhe gjithashtu pasi konfirmoi romancën me biznesmenin Fisnik Syla, me të cilin pritet të martohet së shpejti. Megjithatë, këngëtarja është vendosur edhe në qendër të kritikave, sidomos pasi ish bashkëshortja e Fisnikut reagoi publikisht.

“Atyre që deshtën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë.”, ka thënë ajo. Këngëtarja ka postuar një fotografi në Instastory, shoqëruar me një citat të Artan Mullajt, dhe që në fakt është parë si një kundërpërgjigje ndaj kritikëve.

Të dalësh mbi turmën do të thotë të përballesh me zemërimin e saj! Nëse arrin të kesh nivel, inteligjencë dhe kulturë më të madhe se ajo. Duhet të jesh gati se turma e tyre do të synojë të të tërheqë mbrapsht me llum dhe kur dështon të të hedhë baltë dhe kur baltos të të shkelë më këmbë.

Nëse arrin sukses dhe prek lartësitë duhet të lesh kundra teje shumicën, një armatë të tërë njerëzish, e cila shpesh udhëhiqet nga histeria e grave mendjelehta dhe patriotizmi vulgar i burrave injorantë.”, ka shkruar Fjolla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!