Ohio është një traditë republikane, por që duket se Joe Biden po e thyen, të paktën deri tani kur janë numëruar mbi 20% të votave. Kandidati demokrat kryeson bindshëm me 60% të votave të numëruara deri tani, por është ende herët dhe asgjë nuk është mbyllur.
“Traditat mund të prishen“. Kështu iu përgjigj Joe Biden atyre që e pyetën për rezultatin e votimit në Ohio, pak pas mbylljes së qendrave të votimit.
Asnjë kandidat në histori nuk është bërë President pa fituar Ohion, që është shteti i vetëm që ka nxjerrë gjashtë presidentë. / db/Abcnews.al