Amerika po voton për të zgjedhur presidentin e 46-të. Më shumë se 100 milionë amerikanë votuan përpara 3 nëntorit për të shmangur grumbullimet për shkak të pandemisë. Në Kaliforni pritet që të shënohet një rekord përsa i përket pjesëmarrjes.
“12 milionë kalifornianë votuan përpara Ditës së Zgjedhjeve. Miliona të tjerë do të drejtohen sot në votime. Mos ndaloni, Kaliforni – vazhdo këtë pjesëmarrje historike” shkruan kandidatja për n/presidente nga demokratët Kamala Harris.
Ndërkohë që një zyrtar amerikan, Paul Mitchell u shpreh se Kalifornia mund të vendosë një rekord absolut historik me pjesëmarrjen në zgjedhje. “Kalifornia është në rrugën e duhur për të vendosur një rekord për numrin e votave të hedhura. 100% ne do të vendosim një rekord në numrin e përgjithshëm të votave të hedhura në një zgjedhje në Kaliforni” tha ai./db/Abcnews.al