Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana shprehet se në Vjenë ka filluar të kthehet qetësia por jo edhe normaliteti pas sulmeve terroriste.
“Qyteti ka filluar që t’i kthehet qetësisë. Sot po ashtu nga ora 20:00 ka hyrë në fuqi ligji për parandalimin e COVID-19, ku kufizohet lëvizja” tha ai.
Ai thotë se edhe vetë në momentin e sulmit ka qenë dëshmitar i të shtënave dhe krijimit të kaosit. “Ne menjëherë kemi bërë thirrje për të evituar transportin publik dhe daljen ne qendër të qytetit”.
Lexo edhe: Nipi terrorizoi Vjenën, flet gjyshi i shqiptarit: Mori veten në qafë
Pllana thotë se ambasada nuk mund të japë asnjë koment në lidhje me sulmuesin apo origjinën e tij. “Është tragjike të flitet për këtë sulm, e lëre më të përmenden edhe emra”, deklaroi ai për mediat në Prishtinë.
Në sulmin e mbrëmshëm në Vjenë mbetën të vrarë 4 persona si dhe autori, Kujtim Fejzullahi, i cili është shqiptar nga Maqedonia e Veriut./ db/Abcnews.al