Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Josep Borrell bisedë me Ramën: Të ecet para me reformat

schedule19:13 - 3 Nëntor, 2020

schedule 19:13 - 3 Nëntor, 2020

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell ka zhvilluar një video konferencë me Kryeministrin Edi Rama.

Në një njoftim bëhet e ditur se Borrell, përshëndeti angazhimin e Kryeministrit Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE dhe përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga  konkluzionet e Këshillit.

Me Shqipërinë më afër se kurrë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli. Borrell ka vlerësuar se kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër.

Sa i përket politikës së jashtme, Përfaqësuesi i Lartë Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!