Bebe Rexha po shijon romancën me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar me kineastin në Cabo San Lucas në Meksikë duke shijuar rrezet e diellit.Këngëtarja shihet e veshur me një palë bikini ngjyrë të kuqe, ndërsa kishte marrë me vete dhe qenushin e saj.
Lidhja e Bebes u zbulua disa muaj më parë, por vendosi ta konfirmojë lajmin pak javë më parë. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për mediat e huaja, Bebe është shprehur se karantinën e ka kaluar me partnerin dhe se prania e tij e bën të ndihet e veçantë.
“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua.”, tha Bebe. /abcnews.al