Policia e Vlorës ka njoftuar se është arrestuar një 43 vjeçare e identifikuar si Ana Qendro, e shpallur në kërkim për “shfrytëzim prostitucioni”.
43-vjeçarja e ndaluar, ka qenë e dënuar edhe më parë, për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.
Sipas Policisë, XH.D. ka kallëzuar 43-vjeçaren për shfrytëzim prostitucioni.
Ana Qendro, banuese në Kurbin, është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë 43-vjeçarja e ndaluar, e dënuar edhe më parë, për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.
Njoftimi policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet dhe ndalohet një shtetase në kërkim kombëtar, e dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
43-vjeçarja e ndaluar, e dënuar edhe më parë, për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasen në kërkim Ana Qendro, 43 vjeçe, banuese në Kurbin, të cilën Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. ka bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro.
Shtetasja Ana Qendro ka qenë e dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.
n.d./abcnews.al