Nga Mohammed Hanif, The Guardian
Miqtë e Amerikës janë të shqetësuar për presidentin e tyre. Ata po tregojnë se edhe në muajt e fundit të tij në detyrë – Donald Trump është i sëmurë, dhe se është një fashist.
Trump nuk është shumë ndryshe nga presidentët e tjerë që çdo amerikan dhe pjesa tjetër e botës kanë vuajtur gjysmën e shekullit të kaluar.
Amerikanët thonë se ata janë njerëz më të mirë se sa Trump. Në fakt dikush mund të tundohet të thotë se po, sigurisht, ne jemi gjithashtu njerëz më të mirë se Trump. Por dikush mund të shtojë se megjithëse ata ish-presidentë mund të ishin më të mirë se Trump, mbanin veshur kostume më të përshtatshme, kërcenin më bukur, nuk ishin krenarë që vidhnin taksa sepse kjo gjithmonë ka qenë pjesë e punës së tyre.
Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë zgjedhur një person bullizues, e kanë ushqyer dhe i kanë kërkuar që të qeverisë: të luftojë të keqen që është pjesa tjetër e qytetarëve. Në të njëjtën kohë ata kanë pritur që presidenti i tyre të jetë një person familjar, i mirë në shtëpi dhe të vazhdojë të flasë për ëndrrën amerikane dhe kujdesin shëndetësor.
Jashtë vendit, presidentët e SHBA-së kanë bërë kërdi, kanë pushtuar dhe shkatërruar vende, emrat e të cilëve nuk mund të shqiptohen kurrë, kanë pritur diktatorë vrasës nga e gjithë bota në Camp David dhe kanë gjetur një zëvendësues më gjakpirës për t’i zëvendësuar ata, transmeton abcnews.al
Trump sapo e ka bërë atë gjë tani.
Një nga presidentët e SHBA-së ishte Nixon, i cili u përjashtua pas Watergate. Por gjatë presidencës së tij, ai premtoi se do të ndërhynte gjatë masakrës së Bangladeshit.
Jimmy Carter dukej një njeri i mirë, pak bullizues mbase. Dikush mund të ketë dëgjuar për herë të parë për termin që nuk u zbatua kurrë “të drejtat e njeriut” gjatë kohës së tij, por në Pakistan, një diktator ushtarak e rrëzoi nga pushteti kryeministrin e zgjedhur, Zulfikar Ali Bhutto, gjatë presidencës së tij.
Në kthim, Carter i ofroi gjeneralit Zia ul-Haq miliona dollarë ndihmë për të fituar, të cilën diktatori e refuzoi, duke thënë se Carter ishte thjesht një fermer.
Më pas erdhi në pushtet Ronald Reagan, i cili e quajti veten “Udhëheqës i botës së lirë”.
Kur Reagan filloi të financonte muxhahedinët në Afganistan, ende një brez i tretë i fëmijëve të varfër amerikanë po lufton dhe negocion në të njëjtin vend. Dhe një brez i katërt afganësh po rritet në kampe refugjatësh dhe gratë po pyesin nëse, SHBA do të mbyllë me sukses negociatat rreth paqes, ata do të kenë një vend për të jetuar.
George Bush u përpoq të financonte rebelët irakianë para se t’i linte ata në mëshirën e një despoti si Saddam Hussein.
A nuk e donim Bill Clinton? Kur Klinton u përball me fajësim për marrëdhëniet e tij me Monica Lewinsky , ai lëshoi disa raketa mbi Afganistan dhe Sudan si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ai.
Amerikanët duhet ta kenë dashur George W Bush sepse e zgjodhën atë dy herë. Ai besonte se nxitja e një lufte me Afganistanin ishte diçka që një president amerikan i kërkohej ta bënte. Por pastaj ai e kuptoi se paraardhësit e tij nuk kishin lënë shumë vende për të shkatërruar. Në kërkim të zonave të pasura, ai shenjestroi Irakun, gjeti një pretekst për luftë, ndërtoi burgjet në Guantánamo dhe Abu Ghraib, pastaj deklaroi fitoren dhe shkoi në shtëpi duke lënë pas miliona viktima.
Edhe ata amerikanë që janë cilësuar si presidentë të butë, kanë qenë vrasës masivë në skenën botërore. Sepse kjo është diçka që ua kërkon puna.
Barack Obama ishte presidenti më i dashur i kohëve të fundit, ishte personi më të cilin ju mund të pinit edhe një birrë.
Ai vrau me dronë, ndërsa politika e tij e jashtme asgjësoi Libinë. Në fund të mandatit të tij, SHBA mesatarisht lëshonte gati tre bomba në orë çdo ditë. (Në vitin 2009, ai fitoi çmimin Nobel për paqen.)
Amerikanët janë personat që duket se e shijojnë jetën më shumë botë, por duket se mërziten lehtë dhe në pafajësinë e tyre përrallore shkatërrojnë vende për t’i shpëtuar më pas. Në shtëpi ata i thonë vetes se është koha për të bërë një zgjedhje, por, në të vërtetë, çfarë zgjedhjesh kanë bërë ata?
Trump ka bërë që SHBA-ja në arenën botërore të duket keq, të duken të pasjellshëm, lakmitare dhe mbipeshë.
Por edhe nëse ai humbet, kjo nuk është një shenjë që SHBA-ja do të ndryshojë : por paralajmëron në fakt që do të ndodhi vetëm pak ndryshim.
SHBA-së i duhet një simbol ku të mbështetet, dikush që vesh kostume më të mira, i cili nuk është aq racist. Presidentët e SHBA janë si shefi që shkon në punë duke terrorizuar punonjësit e tij, por vjen në shtëpi duke dhënë dashuri. Le të merremi me Trump, ti mbyllin derën dhe të hedhim çelësin. Zgjidhni personin që ju besoni se do të shpëtojë shpirtin e SHBA – por mos e dërgoni atë jashtë kësaj bote për të na shpëtuar. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al