Albert Çmeta është një ndër fotografët më të mirë shqiptarë, i cili është spikatur për fotografimin e kafshëve.
I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka folur për magjinë e botës së egër të kafshëve dhe si i lindi ky pasion.
Çmeta është shprehur se përpara se të fotografojë një kafshë ose shpend ka një qëllim të caktuar.
“Nuk mund të nisesh në një vend, hajt po marr aparatin dhe po dal kot. Mirë është të kesh një qellim. Për shembull: Do fotografoj flamingot do shkoj te Laguna e Karavastasë apo te Laguna e Nartës.
Unë nuk i bëj foto njerezve, vetëm natyrës, kafëshve. Kur më kërkojnë njerëzit t’i bëj foto, i them më jepni telefonin se nga aparati im nuk i merrni kurrë”, tha Çmeta. l.k/abcnews.al