Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Sulmi në Vjenë, David Sassoli: Mendimet tona shkojnë për miqtë dhe familjarët e viktimave

schedule23:17 - 2 Nëntor, 2020

schedule 23:17 - 2 Nëntor, 2020

Presidenti i Parlamentit Europian David Sasoli e ka quajtur tronditës lajmin për një tjetër sulm të ndodhur mbrëmjen e sotme në një kryeqytet europian, referuar sulmit në Vjenë me disa të vdekur. Ai thotë se mendimet shkojnë për familjarët e viktimave ndërsa shprehet se e gjithë Europa është e bashkuar kundër dhunës dhe urrejtjes.

“Është trishtim dhe tronditje lajmi për një tjetër sulm në Europë mbrëmjen e sotme. Mendimet tona shkojnë për miqtë dhe familjarët e viktimave dhe popullin e Vjenës. Në të gjithë kontinentin tonë, ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe urrejtjes”, shkruan ai.

Sulmi që tronditi Vjenën mbrëmjen e sotme shkaktoi disa viktima, ndërkohë që i gjithë qyteti u përfshi nga paniku./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!