Korabi është një nga ekipet pretendente për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Klubi dibran ka përfituar të përforcohet ditën e sotme, duke arritur akordin me Lauren Ismailajn.
25-vjeçari ishte pjesë e Dinamos së Tiranës në fazën e parë të sezonit të kaluar, teksa në janar u transferua në Kosovë tek ekipi i Arbërisë, që ia doli të ngjitet në elitën e futbollit dardan.
Mesfushori ofensiv nga Tirana, i cili është aktivizuar me skuadra si Partizani, Vora, Dinamo, Feronikeli, Drita dhe Arbëria, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Kategorisë së Parë. /abcnews.al