Eddie Hasselle ka humbur jetën në moshën 30-vjeçare pasi u qëllua në Teksas të dielën në mëngjes. Hassell u qëllua jashtë banesës së të dashurës së tij në Grand Prairie. Policia tha në një njoftim për shtyp se po hetonin incidentin dhe se motivi i sulmit mbetet i paqartë.
Policia po kërkon ndihmë për të identifikuar vrasësin dhe ka ofruar një shpërblim deri në 2,500 dollarë për këdo që jep informacion. Aktori ishte i njohur më së shumti për rolin e tij si Phil Nance në dramën “Surface”, për rolin si Eddie Suarez në dramën “Lifetime Mailed Maids”, si dhe performancën e tij në “The Kids Are Alright.”
Aktori gjithashtu interpretoi në disa seri të tjera televizive duke përfshirë Studio 60 në Sunset Strip, Joan of Arcadia, Bones, Longmire dhe Oliver Beene. Përveç dashurisë për aktrimin, aktori ishte një sërfist i apasionuar dhe skateboarder. /abcnews.al