Një breshkë e rrallë me ngjyrë të verdhë u pikas në shtetin indian të Bengalit Perëndimor. Fotografitë e breshkës që u publikuan nga oficeri i Shërbimit Pyjor, Debashish Sharma janë bërë virale në rrjete sociale.
Lloji dhe ngjyra e veçantë e breshkës besohet se vjen si rezultat i mutacionit gjenetik apo një çrregullimi të lindur për shkak të mungesës së pigmentit të tirozinës.
“Është një lloj albino, ngjyra e verdhë e veçantë e së cilës mund të jetë për shkak të ndonjë mutacioni gjenetik ose çrregullimit të lindur për shkak të mungesës. të pigmentit të tirozinës, “tha Sharma.
Today a Yellow Turtle was rescued from a Pond in Burdwan,WB. It’s one kind of a rarely occuring Flapshell Turtle. @ParveenKaswan @SanthoshaGubbi @RandeepHooda @rameshpandeyifs pic.twitter.com/enTyNAkxmP
— Debashish Sharma, IFS (@deva_iitkgp) October 27, 2020
Në korrik, një breshkë albino u gjet në shtetin e Odisha. Një fermer në Indinë lindore zbuloi një breshkë me një ngjyrë të verdhë të ndritshme të pazakontë. /abcnews.al