Sëmundja e rrallë prek legjendën angleze, mesazh plot dashuri nga United

schedule16:16 - 2 Nëntor, 2020

schedule 16:16 - 2 Nëntor, 2020

Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, është diagnostikuar me dementia. Ish-sulmuesi që konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjithë kohërave në ishullin britanik, fatkeqësisht tashmë është i sëmurë dhe ka probleme serioze mendore.

Sipas raportimit të “The Telegraph”, gruaja e Bobbyt, Norma, ka kërkuar që gjendja e tij shëndetësore të bëhet publike në mënyrë që të ndihmojë dhe të sëmurët e tjerë, të cilët kanë të njëjtin problem.

Demantia që tashmë ka prekur 83-vjeçarin ka të bëjë me humbjen e kujtesës, probleme me të folurin si dhe me mënyrën e të të menduarit. Ndërkohë pati dhe një reagim nga klubi i United, i cili i ka qëndruar pranë familjes së tij në këto momente jo të lehta për ta.

“Çdokush te Manchester United është shumë i mërzitur për këtë sëmundje të tmerrshme që ka prekur Sir Bobby Charlton. Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë dashurinë dhe suportin tonë Sir Bobbyt si dhe familjes së tij”, shkruhet në deklaratën zyrtare të “Djajve të Kuq”. /abcnews.al