Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi: Kufiri me Serbinë pjesë e dialogut, s’lejojmë të cënohet asnjë milimetër

schedule15:46 - 20 Qershor, 2018

schedule 15:46 - 20 Qershor, 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri me dije se do të diskutojë me homologun serb Aleksandër Vuçiç lidhur me demarkacionin mes vendeve. Ai tha se nuk do të lejojë që të cënohet asnjë milimetër nga territori i Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbajti një konferencë për media, lidhur me takimin që do të zhvillohet të dielën në Bruksel. Duke folur rreth procesit të dialogut me Serbinë, kreu i shtetit theksoi se beteja zhvillohet në tavolinë e jo duke shikuar nga jashtë. Ai gjithashtu ka theksuar se çështja e kufirit me Serbinë do të të jetë në tavolinën e diskutimeve në dialogun mes dy vendeve. Për këtë ai u shpreh i sigurtë që Kosova nuk do të dëmtohet.

Hashim Thaçi, President i Kosovës: “E ritheksoj se janë 400 km vijë kufitare që do ta përcaktojnë kufirin ndërmjet dy vendeve. Çështja e kufirit do të jetë në tavolinë. Eja të jemi të gjithë aty ku flitet për çështjen e kufirit. Ne duhet ta konsolidojmë shtetin dhe ky proces duhet të përmbyllet mirë. Do të insistoj që kur flitet për kufirin të jenë edhe përfaqësuesit e NATO-s aty, sepse ne vështirë e kemi të merremi vesh për kufirin me Serbinë. Megjithatë nuk do të lejojmë asnjë milimetër e territorit të Kosovës të cënohet”.

Më tej Thaçi nënvizon se Veriu është i Kosovës dhe kjo çështje tashmë ka mbetur vetëm mit në Beograd. Presidenti thotë se ky proces nuk prodhon humbës.

“Kosova nuk mund të refuzojë dialogun dhe negociatat. Koha po ec shpejt dhe kërkohet përgjegjshmëri në këtë proces. Jam i sigurt se Kosova do të përfaqësohet në mënyrë të denjë dhe do të dalë fituese në këtë proces. Na rast të arritjes të marrëveshjes palët e përfshira do të përfitojnë – do të përfitojnë perspektivën evropiane. Nuk është proces që prodhon humbës”.

Ndërkohë, kreu i Shtetit i ka bërë thirrje opozitës që të mos bojkotojë dialogun e brendshëm për dialogun me Serbinë. Presidenti Thaci do të takohet të dielën në Bruksel me homologun serb, Aleksandër Vuçiç për raundin final të dialogut që ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!