Ishte arratisur nga burgu, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari

schedule09:15 - 2 Nëntor, 2020

schedule 09:15 - 2 Nëntor, 2020

Arrestohet një shqiptar i arratisur nga burgu Domokos në Greqi.

Gati për grabitje me armë duket se ka qenë shqiptari i rrezikshëm i cili rezulton se ishte arratisur nga burgu Domokos.

Ai ishte në kërkim që prej një viti e gjysmë ndërsa u arrestua të shtunën pasdite në Ilia nga policia.

Policia vuri re të huajin duke drejtuar makinën dhe i bëri shenjë për të ndalonte për një kontroll zyrtar.

Pas kontrollit fizik dhe në makinë policia gjeti një pushkë, një karikues me 30 fishekë, dhe një palë doreza.

Policia prangosi shqiptarin për të cilin nisën verifikimet për identitetin e tij nga të cilat rezultoi se ai ishte zhdukur pas një leje gjashtë ditore që kishte marrë nga qendra e paraburgimit Domokou në 24 Prill 2019.

I arratisuri po vuante një dënim me 21 vjet dhe tetë muaj burg e vendosur nga Gjykata Penale e Apelit për grabitje, bandë, armëmbajtje pa leje, trafik droge, dhe posedim të monedhave së falsifikuara.

Autoritetet greke ende nuk kanë njoftuar për identitetin e shqiptarit.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!