Raporti i Fleckenstein në PE: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

schedule13:17 - 20 Qershor, 2018

schedule 13:17 - 20 Qershor, 2018

Qëndrimi i raportuesit Knut Fleckenstein është mbështetur nga grupimet politike në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Në raportin e prezantuar thuhet se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian pa kushte.

” Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, edhe pse ne e dimë që jo të gjitha gjërat, janë siç duhet të jenë, përsa i përket qeverisë dhe Kuvendit. Shqipëria ka ndërrrmarrë një reforme drejtesie ambicioze. E citoj reformën e drejtësisë pasi ajo është gjithperfshirëse dhe domethënëse dhe tregon një ambicie europiane të rëndësishme. Të gjitha partitë poliitke kanë një meritë këtë. Kjo reformë ka një efekt pozitiv, edhe për reformat e tjera kyçe, lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organziaur. Dhe rezultatet në këto fusha do jenë shumë të vështira për t’u arritur pa kêtë  reformë” është shprehur Knut Fleckenstein në komisionin e punëve të jashtme.

Edhe raportuesi në hije, Eduard Kukan ka njohur një ndryshim pozitiv, sepse diskutimet politike po i rikthehen normalitetit në Kuvend dhe qytetarët shqiptarë po kërkojnë përgjegjshmëri nga klasa politike. Knut Fleckenstein ka vlerësuar edhe reformën e administatës publike, duke thënë se tani  ajo duhet të vijojë edhe në dimensionin lokal.

Por raportuesi për Shqipërinë ka thënë se punë duhet bërë për të drejtën e pronës, për të krijuar bazën ligjore dhe garancitë e duhura për të thithur investimet e huaja në vend.  “Ne do i kërkojmë Këshillit që të mos e vështirësojë procesin, por të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe të liberalizojë vizat për Kosovën” ka përfuduar Fleckenstein. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!