Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

schedule13:45 - 1 Nëntor, 2020

schedule 13:45 - 1 Nëntor, 2020

Një 39-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Në pranga është vënë R.Gj., ndërsa ngjarja ka ndodhur më 31 tetor.

Dhunën ndaj bashkëshortes, 39-vjeçari e ka ushtruar në sy të fëmijëve të mitur.

Njoftimi

Vlorë

Arrestohet 1 shtetas për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga Specialsitët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Gj., 39 vjeç banues në Vlorë, pasi në datën 31.10.2020, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në sy të fëmijëve të mitur, bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!