Koeman: Finalizimi më shqetëson, s’flas për gjykimin! Ansu Fati? E mbajta shumë në lojë

schedule09:15 - 1 Nëntor, 2020

schedule 09:15 - 1 Nëntor, 2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka vlerësuar ekipin e tij përpos barazimit në transfertë kundër Alaves. Katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, duke bërë kështu një hap mbrapa për sa i përket garës për titullin kampion. Holandezi e pranon se nuk i pëlqeu shumë pjesa e parë, si dhe ishte i shqetësuar për ekipin se pse nuk i shfrytëzonte më mirë shanset e krijuara.

NDESHJA – “Jam i shqetësuar për performancën që bëmë në sulm. Nuk bëhet fjalë për përqendrim, por duhet të tregohemi më të kujdesshëm përpara portës. Është pikërisht ajo që na ndodhi edhe kundër Juventusit. Ne krijuam shumë raste, por shënuam vetëm një. Madje pësuam dhe një gol. Diçka nuk shkon”, deklaroi Koeman pas ndeshjes.

ZËVENDËSIMET – “Nuk isha shumë i kënaqur me lojën e pjesës së parë. Ishte e komplikuar sepse ato po na i mbyllnin të gjithë hapësirat. Bëra tre ndërrime, pasi ritmi jonë duhej të ishte më i lartë. Edhe pse në pjesën e dytë kishim më shumë raste, ne sërish nuk i shfrytëzuam”.

ANSU FATI – “Ju thashë nuk isha i kënaqur me pjesën e parë dhe në stol kemi lojtarë, të cilët mund të shënonin. Doja të ndryshoja rrjedhën e ndeshjes dhe Fati ishte një nga zëvëndësimet. Madje e mbajta më shumë seç duhej në fushë”.

MESSI – “Jam i shqetësuar se në katër ndeshjet e fundit kemi marrë vetëm dy të tilla. Mendoj se loja jonë në përgjithësi ka qenë e pranueshme, por duhet të tregohemi më cinikë para portë. Sigurisht që na mungojnë golat e Leos, janë ato goditje që mund t’i cilësoj si finale para se topi të përfundojë në rrjetë”.

PENALLTIA E MOHUAR NDAJ DE JONG – “Preferoj të mos komentoj. E kam thënë një herë se si ndihem. Nuk dua të diskutoj sërish për këtë çështje”.

GODITJET NGA LARG – “Ndonjëherë mendoj se e kërkojmë shumë pasimin e fundit, kur shumë mirë mund të godasim nga jashtë zonës. Hapësira ekzistonte në mes, por ishte e komplikuar. Duhet të gjesh kohën dhe momentin e duhur kur ta provosh diçka të tillë”, përfundon trajneri i katalanasve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!