Gjithçka shembet në tokë në dyqanin e bojërave ngjitur me godinën ku humbën jetën dy nxënësit nga tërmeti i djeshëm që goditi detin Egje.
Protothema ka publikuar një video nga tërmeti që shkundi ishullin Samos ditën e djeshme. Pronari i dyqanit është duke folur në telefon në momentin e lëkundjes së fuqishme.
Fillimisht ai nuk reagon por më pas vrapon të fshihet dhe pret derisa të ndalojë lëkundja për të dalë jashtë./mv.abcnews.al