Rritja alarmante e infektimeve fut Britaninë në karantinë, shkollat hapur, Johnson: Rrini brenda

schedule20:16 - 31 Tetor, 2020

schedule 20:16 - 31 Tetor, 2020

Britania e Madhe do të futet për një muaj në karantinë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga kryeministri Boris Johnson, që u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat anti-covid për të parandaluar përhapjen, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

Por masat kanë disa përjashtime, për të cilat njerëzit mund të lënë shtëpitë e tyre. E rëndësishme është që shkollat nuk do të mbyllen. “Ne nuk mund ta lejojmë këtë virus të dëmtojë të ardhmen e fëmijëve tanë” tha Johnson.

Gjithashtu mund të dalin nga shtëpitë qytetarët që nuk mund të punojnë nga banesa, për arsye mjekësore, për të blerë ushqime dhe gjëra të domosdoshme dhe për t’u kujdesur për të tjerët.

Tani është koha për të ndërmarrë veprime sepse nuk ka asnjë alternativë. Nga e enjtja duhet të qëndrojnë në shtëpi” tha ai.

Johnson u kërkoi qytetarëve që respektojnë masat në të kundërt nëse infektohen dhe kanë nevojë për ndihmë “Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë“.

Pub-et, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen, ndërsa do të lejohen vetëm shërbimet taksi. Masat do të përfundojnë në datë 2 dhjetor.

Krishtlindjet do të jenë “ndoshta shumë të ndryshme” këtë vit, thotë Johnson. “Por është shpresa dhe besimi im që duke ndërmarrë veprime të ashpra tani, ne mund të lejojmë që familjet në të gjithë vendin të jenë së bashku” shton ai.

Shumë vende në Europë po i rikthehen karantinës dhe masave të forta shtrënguese për shkak të rritjes së numrit të infektimeve nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Austria dhe Greqia./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!