Buxheti 2018: Rriten 16% investimet kapitale

schedule17:36 - 20 Tetor, 2017

schedule 17:36 - 20 Tetor, 2017

Ndryshe nga dy vitet e fundit, financimet për ndërtim rrugësh pritet të rriten ndjeshëm në 2018-n. Më një rritje prej 16% të shumës, fondet për investime kapitale arrijnë në gati 86 miliardë lekë.

Vitin e ardhshëm, kantierët e ndërtimit pritet të zhvendosen në disa rrugë të vendit. Segmente të rëndësishme janë krikthyer në vëmendjen e buxhetit, duke marrë një pjesë të mirë të fondeve të paraëshikuara në investimet kapitale. Ministria e Financave parashikon të rrise gati 16% investimet kapitale në 2018-n, krahasuar me këtë. Fondi për ndërtimin e rrugëve është parashikuar të dyfishohet vitin e ardhshëm, ku pritet të shpenzohet më së shumti në projekte të nisura tashmë.

Fondet për investime u përkasin Lumit të Vlorës, dy by passeve të Fierit dhe të Vlorës, aksit Qukës-Qafë Pllocë. Fonde janë parashikuar edhe për Unazën e Madhe të Tiranës.

Punimet në by pass-in i Fierit dhe Vlorës, pritet të rifillojnë vitin e ardhshëm pas zhvillimit të tenderit, ndërsa qeveria ka ndërprerë prej kohësh kontratën me kompaninë italiane Serenissima.

Zvarritja e punimeve dhe keqmenaxhimi i tyre krijon kosto shtesë sipas ekonomistëve.

Mundësia e financimit vitin e ardhshëm pritet të zbaohet më së shumti nga financimi i brendshëm, pasi parashikon rreth 62% të fondit të parashikuar për investime, ndërsa pjesa tjetër është financim i huaj.

Në investimet kapitale që shkojnë sipas buxhetit në nivelin 5.2% të prodhimit të brendshëm bruto, nuk parashikohen koncesionet. Ndër më të rëndësishmet pritet të jetë ai i Rrugës së Arbrit.

https://youtu.be/oMK5-kvaNGc