Aktiviteti i kërkim-shpëtimit vazhdon rreth 17 ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin që ka rreth 4,37 milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.
Siç shihet dhe nga pamjet direkt nga aksioni i trupave të kërkim shpëtimit, puna vijon pa ndërprerje dhe do të vijojë gjatë gjithë natës.
Mira la transmisión de @Reuters: Rescuers work through the night in Turkey's Izmir after a deadly earthquake hit the Aegean Sea https://t.co/RSNs2sXU3Q
— Martín Del Campo (@martyngutierrez) October 30, 2020
Deri më tani, 14 persona humbën jetën dhe 607 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,6 rihter që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir në Turqi, dhe ishullin samos në Greqi.
Tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale dhe pati një thellësi prej 16,54 kilometrash.
Siç raportojnë mediat turke pas tërmetit shkatërrimtar u regjistruan të paktën 84 tronditje më të vogla pasuese, 16 prej të cilave ishtin mbi 4,0 ballë.
n.d./abcnews.al


