Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diaz: Tetori muaj super, Ibra kujdeset shumë për mua. Titulli? Do e tentojmë

schedule20:19 - 30 Tetor, 2020

schedule 20:19 - 30 Tetor, 2020

Milani po kalon momentin më të mirë të viteve të fundit. Kuqezinjtë kryesojnë të vetëm Serie A pas javës së katërt dhe të dielën do të tentojnë fitoren e radhës në fushën e Udineses, takim që nis në orën 12:30.

Brahim Diaz është një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni. 21-vjeçari ofensiv ka shënuar 3 gola deri tani dhe prek disa tema në prononcimin e dhënë për Sportmediaset. “Tetori ka qenë një muaj pozitiv për mua dhe gjithë ekipin. Është gjithmonë kënaqësi e madhe kur ndihmoj shokët me golat e mi.

Nuk kam hasur kurrë probleme për të dërguar topin në rrjetë, por këtu është më e lehtë falë shokëve të skuadrës. Titulli? Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Po i bëjmë detyrat tona siç duhet dhe është e qartë që do të tentojmë titullin kampion.

Ibrahimovic? Zlatan është një njeri madhështor, më jep shumë këshilla dhe kujdeset shumë për mua. Po flasim për një futbollist që ka bërë diferencën gjithmonë dhe vazhdon ta bëjë akoma“, përfundon Brahim Diaz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!