Studiuesi Matteo Villa: Skenari i një izolimi të ri është i vështirë, por mund të shmanget

schedule19:02 - 30 Tetor, 2020

schedule 19:02 - 30 Tetor, 2020

Studiuesi i Ispi, Matteo Villa ka analizuar situatën e COVID-19, rritjen e rasteve si edhe rastet ekstreme të izolimit.

Ai shpjegon se në një situatë ku infeksionet vijojnë të rriten, po ashtu rritet edhe makthi i një bllokimi të ri.

Por sipas Matteo Villa, ky skenar ekstrem mund të shmanget, nëse sipas tij izolohen grupet më të rrezikuara të popullsisë, personat mbi 60-vjeç.

Për Institutin për Studime Politike Ndërkombëtare, mosha mbi 60-vjeç është grupi më i prekshëm nga COVID-19.

Ai shpjegon se do të ishte më efektive nëse do të izoloheshin personat mbi 80 vjeç, po ashtu shton se nëse do të kishte sukses me izolim e grupmoshave mbi 60-vjeç atëherë vdekshmëria do të ishte dhjetë herë më e ulët.

Në analizën e tij Villa thekson se qarkullimi i virusit tek të rinjtë mbetet ende rrezik, pasi transmetimi midis një gjyshi dhe një nipi do të bëhej më i rrezikshëm.

Në këtë mënyrë ai thekson se do të ishte e pamundur zhvendosja në një tjetër banesë, duke sugjeruar në këtë mënyrë “izolimin në shtëpi”.

“Pra të moshuarit të dakordësohet për tu izoluar deri në një moment kur të jetë gati edhe vaksina”, shprehet ai.

/abcnews.al/