Lëkundje të fuqishme tërmeti në ishullin grek, 8 persona plagosen nga shembjet e ndërtesave

schedule14:31 - 30 Tetor, 2020

schedule 14:31 - 30 Tetor, 2020

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit që janë ndjerë mesditën e kësaj të premte në Turqi kanë shkaktuar shembjen e disa ndërtesave në Izmir dhe në ishullin grek Samos.

Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e dëmtimit të banesave në Samos, deri më tani raportohet se të paktën 8 persona janë plagosur mes të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE: Shembi ndërtesat në Izmir, tërmeti shkakton dëme të mëdha edhe në ishullin grek

Ndërkohë ministri grek i Shëndetësisë përmes një postimi në Twitter, bën me dije se të gjithë strukturat shëndetësore do të jenë në gatishmëri.

Gjithashtu informacionet e fundit theksojnë se pas tërmetit, një cunam i vogël ka goditur  Agios Kirikos në Ikaria.

Aeroporti i Samos “Aristarchos the Samian” pritet të mbetet i mbyllur për disa orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!