Izmiri është dëmtuar rëndë nga tërmeti që ra pak pas mesditës së sotme, i cili pati një magnitudë 6.6 të shkallës Rihter. Një numër i madh pallatesh janë shkatërruar dhe dyshohet se brenda ka patur banorë.
https://www.youtube.com/watch?v=okwEdmkirkM&feature=youtu.be
Ndërkohë, një i ri ka qenë duke luajtur online teksa ra tërmeti dhe është filmuar gjithçka.
https://www.youtube.com/watch?v=nOYk6HRJfwM&feature=youtu.be
Duket se tërmeti ka qenë mjaft i fuqishëm pasi ndërtesa shkundet e gjithë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i familjarëve të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=FE5EfStSKUk&feature=youtu.be
Më herët, presidenti i Turqise Rexhep Tayyib Erdogan reagoi duke theksuar se qeveria do t’i qendrojë pranë të gjithë qytetarëve të prekur.
“Kemi filluar menjëherë punën për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti. Kemi ngritur grupin e menaxhimit të krizës”, tha Erdogan. /abcnews.al


