Shtohen rastet me Covid-19 në qarkun e Beratit. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se kanë rezultuar pozitivë një punonjës i drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe 2 mësues e një punonjës i Ujësjellësit në Skrapar.
Mësohet se punonjësi që ka rezultuar pozitiv në drejtorinë e Tatimeve punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve, dhe për pasojë edhe tre kolegët e zyrës së tij janë futur në karantinë dhe pritet t’i nënshtrohen tamponit. Drejtoria e Higjienës ka dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mbyllur zyrën e regjistrimit të bizneseve,ku rezultoi punonjësi i infektuari.
Aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryhen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve./mv.abcnews.al