Greva e Ballshit  në ditën e 16-të, naftëtaret: Nuk tërhiqemi, Rama të gjejë zgjidhje

schedule10:34 - 30 Tetor, 2020

schedule 10:34 - 30 Tetor, 2020

Në ditën e 16 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e grave greviste të Ballshit sa vjen e përkeqësohet.

Grevistet shprehen të bindura që nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe pse pranojnë se tashmë gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet. Një nga grevistet e cila ishte shkëputur nga greva për shkaqe shëndetësore është rikthyer dhe thekson se do të qëndrojë aty dhe do të vdesë aty me shoqet.

Nuk i marr dot ilaçet e mia, jam me diabet. Nuk flas dot, isha tre ditë në spital dhe nuk kam lek të marr ilaçet se di kush do mi blejë. Ne të vdekur jemi, më mirë të vdes me shoqet”, është shprehur grevistja.

Sërish naftëtaret ia janë drejtuar me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë zgjidhjen, por jo që ato të lenë grevën.

Grevistet i janë përgjigjur kryeministrit i cili u vuri kushtin që të lenë grevën dhe më pas ai do shkojë vetë menjëherë për të negociuar, por vetëm pasi të plotësohet kushti, ato theksojnë se ëhstë ai i pari që duhet të zbatojë ligjin.

“Kjo është dita e 16 jemi të lodhura të sfilitura, nuk di çfarë të them për gjendjen në të cilën ndodhemi. Uroj që Zoti të na nderojë dhe të dalim  me mendje në kokë. Stafi mjekësor ka ardhur dje por sot jo, mbase dhe ato kanë frikë, u bëjnë presion nuk dihet kanë frikë. Kryeministri po hedh fjalë koti, dil nga greva dhe të negociojmë, pse duhet të dalim nga greva le të vijë ne këtu jemi vetëm gra. I drejtohem kryeministrit që ta zgjidhë sa më shpejt këtë gjendje, ne nuk jemi për politikë, dhe ato politikanë që na kanë ardhë skanë ardhë për vota por për mbështetje. Ne duam lekët tonë, pse e ka kaq të vështirë ai të na japë lekë tona ne e kemi fituar, jemi vend demokratik dhe ne kërkojmë lekët”, është shprehur një greviste në Ballsh.

Ndërkohë një tjetër thekson se gjendja e tyre është e vështirë dhe përgjigja që jep kryeministri është një përgjigje që nuk i ka hije një kryeministri.

“Ne kemi pritur që greva jonë të mos ishte kaq e gjatë pasi ne jemi gra dhe kemi shumë probleme për familjet dhe për veten tonë por me të gjithë thirrjet që ka bërë kryeministri gjatë këtyre diteve nuk më duken serioze për një kryeministër. Ne kemi fituar një gjyq në formë të prerë, ai thotë hajde negociojmë ne nuk jemi kundër por është e rëndësishme që të vendoset zbatimi i tij. Nëse ai që është në krye të shtetit nuk e zbaton një gjë të tillë kush do e bëjë. Ne i kemi familjet si mos më keq, nuk kemi ardhur për qef në grevë por nga halli. Ne nuk kem ku të shkojmë ai le ti mbahet ligjit dhe fjalës së tij”, është shprehur një tjetër greviste. e.su/abcnews.al