Të paktën 140 emigrantë u mbytën pasi një anije që mbante më shumë se 200 persona u fundos në brigjet e Senegalit, tha të enjten agjencia e migracionit e OKB-së.
Anija mori flakë dhe u përmbys, pak pasi u largua nga qyteti bregdetar Senegalez Mbour, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Por fatmirësisht rreth 60 shtetas u shpëtuan, sipas raporteve.
Besohet se emigrantët po përpiqeshin të arrinin në Europën kontinentale përmes Ishujve Kanarinë të Spanjës.
“Ne bëjmë thirrje për unitet midis qeverive, partnerëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për të shpërbërë rrjetet e trafikimit dhe kontrabandës që përfitojnë nga rinia e dëshpëruar”, tha Bakary Doumbia, përfaqësuesi i IOM në Senegal.
Sipas qeverisë spanjolle, më shumë se 11,000 emigrantë kanë mbërritur në Ishujt Kanarine këtë vit krahasuar me 2,557 gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Të paktën 414 njerëz kanë vdekur këtë vit sipas IOM. Një total prej 210 viktimash u regjistruan në vitin 2019./abcnews.al