Lëndë plasëse në derën e një banese në fshatin Balldre

schedule08:09 - 30 Tetor, 2020

schedule 08:09 - 30 Tetor, 2020

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së gazetarit Elidon Ndreka, në fshatin Balldre të Lezhës. Sipas policisë nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të saj.

“Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./mv.abcnews.al