Ryan Jiro Gravenberch është 18 vjeç, luan si qendërmesfushor dhe prej shtatorit të kaluar është pjesë e ekipit të parë të Ajax. Lojtari me origjinë nga Surinami është kthyer në një titullar te “Harkëtarët” dhe Holanda U21.
Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Manchester United sipas raportimeve të Daily Mirror. Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë adoleshentin e talentuar të Ajax, të cilin e sheh si zëvendësuesin perfekt të Paul Pogba.
Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” duhet të përballen me një konkurrencë të fortë. Shumë klube “big” po monitorojnë me kujdes rritjen e Gravenberch, për të cilin ka interesim konkret edhe nga Barcelona dhe Juventusi. /abcnews.al