Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Facebook censuron sërish Trump-in, i heq reklamat me mbishkrimin ‘Voto Sot’

schedule04:32 - 29 Tetor, 2020

schedule 04:32 - 29 Tetor, 2020

Vijon “lufta” mes rrjeteve sociale dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Këtë herë është gjiganti i komunikimit, Facebook, i cili ka bllokuar katër reklama në faqen e presidentit amerikan, ku në dy prej të cilave nënkuptonte se kishte ardhur data e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

‘Voto Sot’ dhe ‘Dita e zgjedhjeve është sot’ shkruhej në reklamat e shpërndara nga Trump, por që morën reagimin e ‘Facebook’. Ky e fundit tha se i hoqi reklamat për shkak se shkel politikat e tij të reklamave, por nuk specifikoi se cilat nga politikat është thyer saktësisht.

Më 27 Tetor Facebook-u njoftoi ndalimin e çdo reklame politike në rrjet, dhe kjo për shkak të politikave të Facebookut për të mos ndërhyrë në preferencat e votuesve.

Mediet amerikane bëjnë me dije se sa i përket reklamave të hequra nga faqja e presidentit, ato kishin më së shumti në shënjestër përdoruesit e rrjetit social në Xhorxhia, Florida dhe Arizona shtete me prirje për republikanët që demokratët shpresojnë t’i sfidojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!