Barcelona merr një fitore me fat në Torino përballë Juventusit. 0-2 përfundoi takimi i Champions League, teksa kjo ishte humbja e parë e Andrea Pirlos si trajner i kampionëve të Italisë.
Sfida u vendos nga golat e Ousmane Dembele dhe Leo Messit. Sulmuesi francez shënoi një gol të bukur në minutën e 14-t, por kishte edhe fatin me vete pas devijimit që mori topi. Më pas skenën e mori Alvaro Morata.
https://streamable.com/ncxpso
Sulmuesi spanjoll shënoi tre gola, por asnjë prej tyre nuk ishte i rregullt. Trishtim dhe “mallkim” për 28-vjeçarin nga Madridi, që nuk ia doli të festonte në asnjë moment.
Juventusi e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuqe të turkut Demiral pesë minuta përpara fundit të ndeshjes. Në shtesa u akordua një penallti për Barcelonë, të cilën Leo Messi e sndërroi në gol.
Manchester United po tregon një tjetër fytyrë në Evropë. Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer arritën një tjetër sukses të rëndësishëm pas atij 1-2 në fushën e PSG-së. “Djajtë e Kuq” likuduan 5-0 në shtëpi Leipzigun e Nagelsmann.
https://streamable.com/eakfzv
19-vjeçari Mason Greenwood realizoi në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta erdhi trigolëshi i Marcus Rashford dhe rrjeta e Martial me penallti. Fitore edhe për Dortmund dhe Sevilla në fushat e tyre.
⏰ RESULTS ⏰
⚽️ Goals galore on Wednesday!
? Best performance? #UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 28, 2020
Verdhezinjtë fituan 2-0 ndaj rusëve të Zenit, një ndeshje shumë e vështirë dhe e komplikuar. Jadon Sancho shndërroi në gol një penallti në minutën e 76-të, teksa në shtesa erdhi edhe goli i Erling Haaland, të cilët i dhuruan tre pikët e para ekipit gjerman.
Një gol i mjaftoi edhe andaluzianëve për të marrë suksesin e parë në grup. Holandezi De Jong gjeti rrjetën në minutën e 56-të, gol që mjaftoi për të mposhtur francezët e Rennes.
Dy takimet e tjera u mbyllën në barazim. Lazio, që ishte në emergjencë lojtarësh, u largua me një pikë nga Belgjika pas barazimit 1-1. Argjentinasi Correa realizoi golin e bardhekaltërve, teksa Vedat Muriqi u fut në fushë në minutën e 56-të.
2-2 u mbyll edhe përballja e luajtur në Hungari mes Ferencvarosit të Myrto Uzunit (vazhdon të qëndrojë jashtë fushave) dhe Dynamo Kyiv. Ukrainasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por vendasit ia dolën të reagonin dhe merrnin pikën e parë në grupin G. /abcnews.al