Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord i ri rastesh të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 870 të infektuar

schedule22:33 - 28 Tetor, 2020

schedule 22:33 - 28 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 870 raste të reja me koronavirus, nga 2,647 testime të kryera.

Prej rasteve të reja 422 janë në Shkup, Kumanovë 28, Dibër 10, Shtip 25, Prilep 28, Tetovë 64, Strugë 10, Veles 38, Manastir 29, Ohër 26, Kavadar 9, Gostivar 23, Gjevgjeli 13, Strumicë 55, Kriva Pallankë 5, Radovish 10, Krushevë 1, Koçani 13, Probishtip 4, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 1, Berovë 3, Vallandovë 2, Vinicë 1, Dellçevë 6, Kratovë 3, Sveti Nikole 4, Kërçovë 20, Resnjë 7 dhe Negotinë 8.

Instituti për Shëndet Publik po ashtu njoftoi sot se 292 pacientë janë shëruar dhe 14 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Prej rasteve fatale, tre janë nga Shkupi, tre nga Kumanova, dy nga Prilepi dhe nga një në Dibër, Tetovë, Veles, Strumicë, Radovish dhe Kratovë.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostikuar 28.697 pacientë, prej tyre 19.771 janë shëruar dhe 963 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 7.963 raste aktive me COVID-19. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!