PR mbledh strukturat e Laçit, Mediu: E domosdoshme 1 platformë politike për të djathtën

schedule19:06 - 28 Tetor, 2020

schedule 19:06 - 28 Tetor, 2020

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vijon të theksojë domosdoshmërinë që opozita shqiptare të dalë me një platformë politike të qartë për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

Sipas tij, momenti është tani që të pasqyrohen idetë programore dhe reformat që opozita do të ndërmarrë pasi të vij në pushtet.

“Opozita shqiptare sot duhet të ndërtojë një moment të ri dhe momenti i ri si është si duhet të ndërtohet opozita shqiptare, jo vetëm si të mposhtim Edi Ramën, por se si do të bashkojmë shqiptarët. Ne duhet të tregojmë tani, pa ikur Edi Rama që ne duam të ndërtojmë Shqipërinë më të mirë Është e domosdoshme që e djathta të ketë një platformë politike sepse është koha e saj për të pasqyruar idetë programore dhe reformat që do të kryej, duke filluar nga forcimi I interest tonë kombëtar, duke vazhduar me zhvillimin ekonomik, punësimin.”

Para strukturave të Partisë Republikane të Laçit, Mediu po ashtu u shpreh se sot Shqipëria  ndodhet më larg Bashkimit Europian, se më parë dhe dështimin ia adresoi kryeministrit Edi Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!