Kryeministri izraelit shpërndan postimin e Ballës: Ngjarje e madhe historike në Ballkan

schedule14:32 - 28 Tetor, 2020

schedule 14:32 - 28 Tetor, 2020

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka bërë një postim në Twitter lidhur me forumin kundër Antisemitizmit që do të zhvillohet pasditen e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë. Ai ka ripostuar njoftimin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla.

“Sot takohemi të gjithë së bashku në Forumin e Ballkanit Perëndimin kundër Anti-Semitizmit. Ngjarja e madhe historike për rajonin tonë. Ne qëndrojmë së bashku me partnerët tanë dhe aleatët tanë, SHBA, BE, Izrael. Shum krenar që Shqipëria po pret këtë ngjarje të madhe historike”, thuhet në postimin e Ballës të shpërndarë nga Netanyahu.

Në këtë forum do të marrin pjesë Sekretari i Shtetit të ShBA, Mike Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli./mv. abcnews.al

Postimi i Benyamin Netanyahut

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!