Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka përfunduar gjykimin e dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike në bashkëpunim”.
Megjithatë Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 te Kodit Penal.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci, për shkak të gjykimit të shkurtuar më herët të pandehurve do t’i ulet një e treta e dënimit. Të pandehurit janë dënuar përkatësisht:
- Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
- Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
- Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
- Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.
- Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.
- Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.
- Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
Gjithashtu burimet bëjnë me dije se në këtë gjykim edhe kampioni i botës në mundje në vitin 2011, Elis Guri, është dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve me 7 vite burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.
I kontaktuar, avokati Arbër Hoxha i cili mbron Gurin, u shpreh se “vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova. Brenda afatit ligjor do kundërshtohet në Gjykaten e Posaçme të Apelit, ku do të kërkojmë deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej meje”. /abcnews.al