Janë aq të thjeshtë sa nuk të besohet. Këta dy djem me trup të shkurtër janë kampionët e mëdhenj të mundjes që fitojnë medalje për Shqipërinë.
Çermen Valijev dhe Zelimhan Abakarov u kthyen si heronj nga Europiani, i pari si kampion i kontinentit, dhe i dyti si medalist i bronzit.
Valijev tregon sesi ia doli përballë patriotit të tij, Sidakov.
“Duhet të them se ne bëmë një përgatitje shumë të mirë dhe ishim të përgatitur. E dija se mund të luftoja për medaljen e artë në Europë dhe falë Zotit ia dola. Kundërshtari im në finale, është shoku im, jemi rritur e stërvitur bashkë. Edhe ai është nga Osetia, një sportist shumë i mirë dhe për këtë flasin rezultatet.Olimpiada është kulmi i përfaqësimit në sport. Në Paris fitova bronzing ndërsa tani arin. Rëndësi ka që unë po përfaqësoj si duhet Shqipërinë”
Ai nuk dëshiron të mendojë për atë që ndodhi në podium, ndërsa objektivat mbeten të larta.
“Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ndodhi ajo që patë, për mua nuk kishte rëndësi asgjë tjetër përvecse unë arrita qëllimin tim. Isha shumë i lumtur që gjithcka përfundoi mirë. Synimi i radhës është konkurimi në kampionatin botëror.Shpresoj të fitoj medaljen e arit edhe në Botëror”
Ja edhe Zelimhan Abakarov, fitues i medaljes së bronzit në Europian.
“E quaj këtë si realizim të synimit tim minimal në euroopian. Padyshim që të fitoj arin, ishte një paraqitje e mirë por jo në maksimum sic me ndodhi në Lojërat Olimpike në Paris.”
Abakarov ka qenë më parë kampion i botës, ndërsa ëndrra mbeten Lojrat Olimpike.
“Shpresoj se do të jem mirë me shëndet dhe pa dëmtime sic jam tani. Shpresoj që në Lojërat e ardhshme olimpike të shpallem kampion, para nesh është kampionati botëror, për mua është një dëshirë e jashtëzakonshme një motivim i madh që për herë të dytë të fitoj titullin”/abcnews.al