Koronavirusi i ka marrë jetën tragjikisht brenda pak orësh ditën e sotme vëllait dhe motrës nga Përrenjasi. Gazetari Agim Blloshmi raporton për abcnews.al se si pasojë e Covid-19 ka ndërruar jetë mësuesja Irena Bajlozi.
Ndërkohë pak më vonë ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm edhe vëllai i saj, Agron Bajlozi. Mësohet se vëlla e motër kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur betejën me sëmundjen të dy brenda pak orësh.
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele alarmante, me shifra rekord infeksionesh ditore. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 284 raste të reja me Covid.
Po ashtu dje u raportua një numër rekord viktimash me, 7 humbje jete në 24 orë. g.v/abcnews.al